Samsung zbulon më 28 Prill pajisjen Galaxy më të fuqishme ndonjëherë

Mobile

Samsung zbulon më 28 Prill pajisjen Galaxy më të fuqishme ndonjëherë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:29

Samsung lajmëroi ditën e sotme një eveniment të ri Galaxy Unpacked që do të mbahet më 28 Prill dhe kompania thotë se do të zbulohet pajisja Galaxy më e fuqishme ndonjëherë.

Videoja e evenimenti publikuar nga Samsung nuk ofron shumë detaje por nisur nga natyra e një lajm të tillë ka disa detaje mbi të cilat mund të diskutojmë.

Së pari përshkrimi “pajisja Galaxy më e fuqishme” përjashton një smartfon që do të thotë se Galaxy Fold 3 mbetet jashtë. Madje ky i fundit është spekuluar për në Korrik të këtij viti.

Nga ana tjetër ideja e një laptopi Galaxy Book i përshtatet më së miri këtij përshkrimi. Një rifreskim i Galaxy Book me procesorët e rinj Tiger Lake Intel Gen 11 mund të marrë atë që quhet pajisja Galaxy më e fuqishme.

Gjithashtu nuk është diçka e re të kujtojmë se Samsung po punon në një linjë të re Galaxy Book Pro laptopësh me ekrane 13.3-inç dhe 15.6-inç OLED me S-Pen dhe procesorë Intel. Thuhet se do të kenë edhe teknologjinë 5G. Së fundi nuk na mbetet tjetër mundësi vetëm se të presim datën 28 Prill. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat