HMD Global prezanton gjashtë telefona të rinj Nokia

Mobile

HMD Global prezanton gjashtë telefona të rinj Nokia

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Marka finlandeze e telefonave mobil HMD Global ka prezantuar gjashtë telefona të rinj Nokia nëpër tre linja të ndryshme. Kompania poashtu ka krijuar linja shtesë për produkte të audios dhe vazhdon lëvizjen e saj në sektorin e shërbimeve mobile.

HMD Global, kompania e telefonave dhe aksesorëve të Nokia, sot ka bërë lansimin e saj më të madh deri më tani duke shfaqur gjashtë telefona të rinj në treg, përkatësisht modelet Nokia X20, Nokia X10, Nokia G20, Nokia G10, Nokia C20 dhe Nokia C10 – që janë modernizuar në tre linja të dallueshme .

Në fakt, HMD Global ka ri-filluar linjën e telefonave të famshëm dikur, përkatësisht markës Nokia për të përfshirë vetëm tre seri: X, G dhe C.

Në krye të gamës është seria premium Nokia X, seria e ndërmjetme G dhe ajo e modeleve fillestare, niveli dheseria C.

Të gjitha modelet premtojnë jetëgjatësi të baterisë dhe vite të përditësimit të Android, por të gjitha modelet janë të segmentit mesatar dhe vijnë me buxhet dhe kosto të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat