Honor do të zbulojë serinë Play 5 më 18 maj

Mobil

Honor do të zbulojë serinë Play 5 më 18 maj

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Marka e njohur, Honor planifikon të prezantojë pajisje nga seria Play 5 më 18 maj.

Të martën, ne do të shohim një pajisje me katër kamera të pasme dhe një ekran OLED me një dhëmb që strehon një aparat fotografik 16 MP.

Renderuesi i Honora Play 5 u publikua në rrjetin social kinez, Weibo pasi një render tjetër i një pajisje me kamera të ndryshme u shfaq pak më herët, por ndoshta janë dy telefona të ndryshëm nga e njëjta seri, përkatësisht Honor Play 5 dhe Honor Play 5 Pro, raporton gsmarena.

Të dy pajisjet do të kenë një kamerë kryesore 64 MP, dhe për të paktën njërën prej tyre përmendet një ekran 6.53 inç OLED Full HD + dhe një procesor Dimensity 800U.

Pajisja raportohet të jetë e hollë, trashësia e saj do të jetë vetëm 7.46 mm dhe pesha e saj do të jetë 179 gram. Pritet të ketë 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe një fole microSDXC.

Përmendet gjithashtu bateria 3,800 mAh. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat