Me këtë version mund të luani lojërat ende pa u shkarkuar

Mobile

Me këtë version mund të luani lojërat ende pa u shkarkuar

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:45
Android 12

Interneti i shpejtë është një faktor shumë i rëndësishëm i cili ndikon në kohën që ju duhet adhuruesve të lojërave përpara se të fillojnë të luajnë.

Kujtojmë Netflix që lejoi përdoruesit të shikojnë filmat e shkarkuar pjesërisht ndërsa Google tashmë po bën të njëjtën. Me versionin e fundit të Android do të mund të filloni të luani përpara se loja të shkarkohet.

Sipas Google përdoruesit mund të fillojnë lojën edhe pas pak sekondash pasi shkarkimi të ketë nisur. Specifikisht një lojë prej 127MB e shkarkuar në 20% do të mund të luhet.

Aktualisht zhvilluesit mund të regjistrohen në fazën beta për të implementuar funksionin e ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat