Zbulohen disa prej karakteristikave të Motora Edge 20 e re

Mobile

Zbulohen disa prej karakteristikave të Motora Edge 20 e re

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Motorola do të duhej që së shpejti të prezantojë serinë e re të telefonave të saj Edge 20 – pavarësisht që nuk e ka një prej karakteristikave kryesore.

OnLeaks dhe Pricebaba kanë shpërndarë diçka që ata thonë se janë “render” të versionit standard Edge 20 i konvertuar në CAD fajlle, e në të mund të shihet se si duket Motorola që ka një ekran të cilësisë së lartë dhe përmasa prej 6.7 inç.

Pjesa e jashtme, siç raporton Engadget, ka një panel prej 120 HZ dhe rezolucion 1080. Pritet që telefoni të jetë i disponueshëm ne sistem të trefishtë të kamerës së pasme, ku gjendet sensori kryesor prej 108 MP, e kamera sekondare do të ketë 16 MP dhe një sensor prej 8 MP (për filmime të ndryshme).

Modeli standard Edge 20 do të jetë një pajisje e rangut të mesëm që do ta vente në punë çipi Snapdragon 778G. Do të ketë deri në 8 GB Ram dhe 256 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Bateri prej 4.000 mAh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat