Apple shtyn planin për skanimin e iPhonëve të përdoruesve amerikanë

Mobile

Apple shtyn planin për skanimin e iPhonëve të përdoruesve amerikanë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Apple ka shtyrë planet për të nisur skanimin e iPhonëve të përdoruesve amerikanë, në kërkim të materialeve për abuzim seksual të fëmijëve.

Vendimi për shtyrje ka ardhur pas përhapjes së kritikave nga grupet e mbrojtjes së privatësisë dhe të tjerët, duke deklaruar se kjo iniciativë paraqet një precedent të rrezikshëm.

Apple tani ka bërë të ditur se ka përcjellë me vëmendje të gjitha reagimet dhe se është duke e rishqyrtuar vendimin. Ndërkohë, ka pasur shqetësime se sistemi mund të abuzohej nga shtetet autoritare.

Sipas planit të Apple, e ashtuquajtura “teknologjia NeuralHash”, do të skanonte imazhet para se ato të ngarkoheshin në iCloud. Më pas, ato do t'i kishte krahasuar me materialin e njohur të abuzimit seksual të fëmijëve në një bazë të dhënash të mbajtur nga Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.

Nëse diçka dyshuese do të gjendej, atëherë ajo do të ishte rishikuar me dorë nga një person dhe, nëse do të kërkohej, do të ndërmerreshin hapa për të çaktivizuar llogarinë e një përdoruesi dhe për ta raportuar atë tek zbatimi i ligjit.

Plani ishte parashikuar të niste së zbatuari në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat