iPhone i parë me portin USB-C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

Mobile

iPhone i parë me portin USB-C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

iPhone i parë që ka port funksional USB-C është shfaqur muajin e kaluar, e tani po shitet në ankand.

Megjithatë, Apple nuk e ka prodhuar portin USBC për iPhone, por atë e ka bërë Ken Pillonel, student i robotikës në Institutin e Teknologjisë në Zvicër.

Pillonel është lodhur nga pritjet që Apple të prodhojë iPhone me portin USB-C, kështu ia plotësoi vetes këtë dëshirë.

Pas një muaj punë të palodhshme, Pillonel me sukses ka arritur të integroj portin USB-C në iPhoneX, e të gjitha detajet i prezantoi në një video të publikuar në YouTube.

Tani porti USB-C i prodhuar për iPhone mundëson mbushjen e baterisë dhe transferimin e të dhënave. Kjo pajisje po shitet në eBay, e çmimi ka tejkaluar shumën prej 80 mijë dollarëve. Ankandi do të jetë i hapur deri më 11 nëntor.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që përdorimi i porteve USB-C të jetë i obligueshëm për të gjithë telefonat e mençur, kështu edhe Apple duhet të vendosë nëse do të respektojë këtë apo do të mendojë ndonjë metodë alternative të mbushjes siç është mbushësi pa tela. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat