Gjenerata e tretë Moto Razr vjen me këto përmirësime

Mobile

Gjenerata e tretë Moto Razr vjen me këto përmirësime

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Së bashku me iPhone, Razr është ndoshta një nga markat më të njohura të telefonave. Gjenerata e tretë është në përgatitje.

Motorola ishte një nga liderët në valën e telefonave fleksibël/rrotullues, kur riktheu markën legjendare në formën e telefonave Moto Razr dhe Razr 5G.

Tani presidenti i kompanisë Lenovo theksoi se në Razr-in e tretë po punohet, por në mënyrë ‘sekrete’. Njoftimi sugjeron se telefoni do të ketë një procesor dhe ndërfaqe më të mirë, si dhe një dizajn paksa të ndryshuar.

Të dy modelet e mëparshme kishin pajisje të rangut të mesëm, me një çmim jashtëzakonisht të lartë dhe të gjithë shpresojnë që të mos jetë kështu me modelin e gjeneratës së tretë Moto Razr.

Razr-i i parë modern kishte një çmim fillestar prej 1499 dollarë, ndërsa gjenerata e dytë ishte pak më e lirë (1399 dollarë, me një ulje të mëvonshme në 800 dollarë).

Që atëherë, Samsung ka qenë ai që dominon tregun e telefonave fleksibël.

Sugjerohet që gjenerata e tretë Razr mund të debutojë fillimisht në Kinë dhe më shumë informacion mund të merret gjatë CES 2022. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat