BlackBerry do t’i japë fund mbështetjes për telefonat e saj klasikë që nga 4 janari

Mobile

BlackBerry do t’i japë fund mbështetjes për telefonat e saj klasikë që nga 4 janari

Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

BlackBerry ka një histori të gjatë. Madje në një moment të caktuar, ishte marka më e suksesshme e telefonave.

Por kohët kanë ndryshuar tani. Telefonat inteligjentë mund të kenë çuar në rënien e BlackBerry pasi nuk mund të përputhej me trendin e ri.

Kështu, në një zhvillim të ri, kompania ka thënë se çdo pajisje që funksionon në softuerin e BlackBerry “nuk do të funksionojë më në mënyrë të besueshme” pas 4 janarit.

Në një deklaratë, kompania tha, “Si një tjetër moment historik në udhëtimin BlackBerry, ne do të marrim hapa për të çaktivizuar shërbimet e vjetra për BlackBerry 7.1 OS dhe më herët, softuerin BlackBerry 10, BlackBerry PlayBook OS 2.1 dhe versionet e mëparshme, më 4 janar 2022.”

Sipas deklaratës, individët, të cilët janë ende duke përdorur një pajisje me softuerë të tillë, mund të mos jenë në gjendje të bëjnë telefonata, të përdorin të dhëna, të dërgojnë ose të marrin një SMS, etj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat