Lenovo Legion Y90, telefoni i ri për lojëra me specifika të hatashme

Mobile

Lenovo Legion Y90, telefoni i ri për lojëra me specifika të hatashme

Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Së fundmi është folur shumë për Lenovo Legion Y90, telefonit të ri të mençur që i dedikohet njerëzve që duan të luajnë lojëra nga pajisjet e tyre mobile. Specifikat e këtij modeli thuhet se do të jenë të jashtëzakonshme, përfshirë 18 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtëse, si dhe ekrani me 6.92 inç.

Lenovo Legion Y90 është modeli i ri i shumë-përfolur, ndërsa dizajni i pasmë ishte publikuar nga vet kompania në fillim të këtij muaji.

Tani, një informatë që po qarkullon në rrjetin social Weibo ka informuar disa specifika kryesore të këtij modeli.

Aty përmendet se Legion Y90 do të ketë një ekran 6.92 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 144 Hz.

Përveç kësaj, ky telefon besohet se është parë në faqen e internetit të certifikimit 3C të Kinës.

Supozohet se ky model do të këte mbështetje për mbushje të shpejtë me 68 W. Përveç kësaj, pritet të ketë një bateri 5,500 mAh. Gjigantët kinezë të teknologjisë nuk kanë zbuluar ende një datë zyrtare të lansimit të këtij telefoni.

Telefoni besohet të jetë i mundësuar nga Snapdragon 8 Gen 1 SoC. Është parashikuar të përmbajë 18 GB RAM dhe të ketë 4 GB RAM virtual.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat