Arrin telefoni i mençur me një prej çipave më të mirë të vitit, Honor zbulon detaje

Mobile

Arrin telefoni i mençur me një prej çipave më të mirë të vitit, Honor zbulon detaje

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Honor ka zbuluar planet për të ardhmen si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me gjigantin në fushën e prodhimit të çipave.

Kompania kineze Honor planifikon të marrë pjesë në eventin MWC (Mobile World Congress), ku nga kjo kompani pritet të zbulojë telefonin e mençur Magic.

Përveç kësaj, Qualcoom ka konfirmuar se telefoni i ardhshëm Honor do të përdor çipin Snapdragon 8 Gen 1.

Më shumë detaje do të zbulohen gjatë 28 shkurtit në ngjarjen që do të transmetohet online, gjatë ditës së parë të panairit MWC.

Se a do të jetë Honor Magic V modeli që do të implementoj çipin Snapdragon 8 Gen 1 mbetet të shihet, si dhe nëse do të jetë pasues i modelit Magic 3, që në Kinë është prezantuar në gusht të vitit të kaluar, dhe e vënë në punë çipat Snapdragon 888 dhe 888+. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat