Realme C35 vjen më 10 shkurt, zbulohen dizajni dhe specifikat kryesore

Mobile

Realme C35 vjen më 10 shkurt, zbulohen dizajni dhe specifikat kryesore

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Realme C35 që mori certifikimin NBTC muajin e kaluar do të zbulohet më 10 shkurt.

Ky zbulim vjen nga dega e Realme në Tajlandë, e cila postoi disa “detaje” në llogaritë e saj në Facebook dhe Instagram duke zbuluar dizajnin dhe specifikat kryesore të C35.

Realme C35 do të ketë një kornizë të sheshtë dhe do të vijë në një nuancë të gjelbër, por mund të prisni që ai të ketë më shumë opsione ngjyrash.

Smartphone ka një konfigurim të trefishtë të kamerës në pjesën e pasme të tij, me kryesorin nga një njësi 50 MP.

C35 do të ketë një ekran 6.6″ FullHD.

Realme nuk na tregon asgjë rreth sistemit operativ dhe sasisë së RAM-it dhe memories në C35, por falë Geekbench, ne e dimë se do të ekzekutojë Android 11 dhe do të ketë 4 GB RAM.

Me ngjarjen e lansimit vetëm pak ditë larg, ne presim që Realme të zbulojë disa specifika të tjera përpara njoftimit zyrtar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat