Samsung Galaxy S22 do të prodhohet nga riciklimi i rrjetave të peshkimit

Mobile

Samsung Galaxy S22 do të prodhohet nga riciklimi i rrjetave të peshkimit

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Tashmë dihet botërisht sesi do të duket telefoni i ri i mençur Galaxy S22, por tani është shfaqur një informacion tejet interesant për të.

“Materiali i ri” që do të përdoret gjatë procesit të prodhimit të serisë së Samsung Galaxy S22, në fakt është plastikë e ricikluar nga rrjetat e përdorura të peshkimit.

Nga Samsung është bërë e ditur se sërish do të përdorin plastikën e mbledhur nëpër oqeane, dhe atë për tërë gamën e gjerë të telefonave.

Rasti i parë janë pajisjet e reja të Galaxy që do të prezantohen të mërkurën, megjithatë akoma nuk dihet në çfarë mase do të përdoret plastika dhe në cilat komponentë të telefonave.

Sipas të dhënave zyrtare të Kombeve të Bashkuara, rreth 640 mijë rrjeta peshkimi përfundojnë në oqeane çdo vit.

E nga Samsung kanë bërë të ditur se këto rrjeta peshkimi paraqesin rrezik për jetën në det. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat