iPhone-i shpëtoi jetën e britanikut që ra në një gropë në Alpe

Mobile

iPhone-i shpëtoi jetën e britanikut që ra në një gropë në Alpe

Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:55
Tim Blakey, 41-vjeçar

Një burrë britanik që merrej me snowboard duhet të falënderoj iPhone-in e tij që i shpëtoi jetën pasi aktivizoi funksionin e tij të sigurisë kur u rrëzua në një gropë në Alpe.

Sipas medieve të huaja, Tim Blakey, 41-vjeçar, ishte duke bërë snowboarding i vetëm jashtë pistës kur papritur u rrëzua në të çarën e fshehur 4.5 metra.

Ai ishte 3,048 metra mbi nivelin e detit dhe me gjasë do të kishte rënë më tej dhe mund të vdiste nëse nuk do të kishte goditur një urë dëbore të vendosur poshtë të çarës.

Fatmirësisht, ai ishte në gjendje të nxirrte iPhone-in e tij – që pothuajse ishte pa bateri – dhe të aktivizonte funksionin e sigurisë emergjente duke klikuar pesë herë butonin e energjisë.

Kjo do të thoshte se pajisja iu drejtuar shërbimeve lokale të urgjencës dhe dha vendndodhjen e tij të saktë.

Sipas Blakey, telefoni i tij ishte me vetëm 3 për qind bateri kur ra në gropën e dëborës.

“Kisha një përforcues baterie në çantën time të shpinës dhe duhej të lëvizja me shumë, shumë kujdes për ta hequr dhe për ta nxjerrë jashtë”, tha ai pas sprovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat