Kështu do të duket Galaxy Z Flip 4 i Samsungut

Mobile

Kështu do të duket Galaxy Z Flip 4 i Samsungut

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Ka shumë spekulime rreth telefonave të ardhshëm të Samsung, dhe tani është shfaqur një render që zbulon pamjen e Galaxy Z Flip 4.

Sipas renderit, Z Flip 4 duket pothuajse identik me paraardhësin e tij. Pjesa e jashtme përbëhet nga një skemë me dy ngjyra, ka dy kamera dhe një ekran të vogël njoftimesh, ndërsa brenda ka një ekran të palosshëm 6.7 inç me një prerje të shpuar për një kamerë selfie të pozicionuar në krye dhe në qendër.

Image

 

Pas Z Flip-it të parë, Samsung ofroi një Z Flip 5G pothuajse identik disa muaj më vonë, kështu që është e qartë se kompania është e kënaqur me përmirësimin e harduerit pa ndryshuar pamjen e jashtme.

Z Flip 3 i vitit të kaluar ishte mjaft mbresëlënës, kështu që një ridizajn “i shpejtë” nuk është i nevojshëm, megjithëse një ekran i jashtëm më i madh do të ishte një veprim i mirë.

Nëse Samsung po planifikon përmirësimin e ardhshëm të specifikimeve Z Flip, atëherë shpresojmë se do të jetë një përmirësim i mirë. Kamerat e pasme kanë nevojë më së shumti për përmirësim, dhe modelet e vitit të kaluar kanë dy kamera 12 MP ndërsa modelet Galaxy S kanë kamera kryesore prej 50 MP e lart.

Galaxy Z Flip 4 i ri pritet të vjen në muajin gusht. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat