Honor prezanton tre telefona nga seria 70-të

Mobile

Honor prezanton tre telefona nga seria 70-të

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Brendi i njohur Honor ka prezantuar tri pajisje nga seria 70, e ato janë Honor 70, Honor 70 Pro dhe Honor 70 Pro+.

Honor 70 është modeli hyrës në serinë e re, por megjithatë sjell performansa të mira. Ka ekranin 6.6-inç OLED FHD+ me frekuencë freskimi prej 120 Hz, e në mes të ekranit ka kamerën selfie prej 32 MP.

Në pjesën e pasme është e vendosur kamera kryesore Sony IMX 800 prej 54 MP. Pajisjen e vë në punë procesori Snapdragon 778G+ i pajisur me 8 apo 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, e i qassshëm do të jetë edhe versioni me 512 GB.

Telefoni i mençur përdor softuerin Magic UI 6.1 në Android 12, kurse ka një bateri me kapacitet prej 4.800 mAh që përkrahet nga mbushësi prej 66W.

Honor do të jetë i qasshëm në ngjyrë të zezë, gjelbër dhe të kaltër. Shitja e tij do të fillojë më 7 qershor me një çmim prej 337 – përkatësisht 475 euro varësisht nga konfiguracioni i përzgjedhur.

Honor 70 Pro+ posedon procesor Dimensity 9000 i prodhuar me teknologjinë 4nm, me 12 GB RAM dhe 256 memorie të brendshme. Ka ekran 6.7-inç OLED me frekuencë freskimi prej 120 Hz, që mund të realizojë video në formatin HDR Vivid.

Që të tre modelet e reja kanë kamerën Sony IMX800 prej 54 MP. Pro dhe Pro+ kanë edhe kamerën telephoto prej 8 MP me 3x zoom in. Honro Pro+ ka 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme dhe kushton 600 euro, derisa versioni me 12 GB RAM kushton 640 euro. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat