Rrjedhin fotografitë e dizajnit të Motorola Edge 30 Lite

Mobile

Rrjedhin fotografitë e dizajnit të Motorola Edge 30 Lite

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Seria e Motorola Edge 30 përfshinë modelet Vanilla dhe Pro, ndërkohë që kompania pritet që ta nxjerr në treg edhe variantin Lite, model ky i cili u shfaq në fotografitë e rrjedhura, ku u shfaq dizajni i telefonit.

Motorola Edge 30 Lite, emri i koduar i të cilës është “Miami” ka një formë drejtkëndore të vendosjes së blicit dhe të dy kamerave, jo ashtu sikur versionet Vanilla dhe Pro, të cilat i kanë tre kamera, transmeton.

GSM Arena shkruan se moduli i kamerës ka një tekst në anën e djathtë të saj, ku konfirmohet se kamera kryesore do të ketë rezolucion 64MP, duke i konfirmuar thashethemet e mëparshme. Kamera tjetër thuhet se do të ketë rezolucion prej 13MP dhe do të mbështesë versionin e fotografisë ultra të gjerë.

Paneli i pasmë gjithashtu do ta ketë të vendosur markën Motorola në pjesën e poshtme, dhe pjesën e shkrimit Moto në qendër. Por kjo nuk do të mund të përdoret si lexues i gishtit, por kjo pjesë pritet të vendoset në butonin e ndezjes dhe fikjes së telefonit në anën e djathtë të telefonit, afër butonave të volumit.

Fotografia e rrjedhur nuk e tregon pjesën e përparme të telefonit, por që thashethemet supozojnë se ky telefon do të vije me një ekran me rezolucion 6.28 inç 128Hz FullHD+ POLED, dhe me kamerën e përparme me rezolucion prej 32MP.

Supozohet se specifikat e tjera të Motorola Edge 30 Lite përfshijnë Snapdragon 695 Soc, 8GB Ram memorie dhe hapësirë prej 256Gb, bateri prej 4,020mAh dhe fuqi të rimbushjes prej 30W.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat