Asus Rog Phone 6 dhe ROG Phone 6 Pro së shpejti do të dalin në treg

Mobile

Asus Rog Phone 6 dhe ROG Phone 6 Pro së shpejti do të dalin në treg

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Më herët gjatë muajit të kaluar, Asus tha se me 5 korrik në disa ngjarje të ndryshme në Taipei, Berlin dhe New York do të prezantojë ROG Phone 6.

Ndërsa sot nga kompania thanë se po në të njëjtën datë ata do të prezantojnë ROG Phone 6 edhe në Indi, duke ja bashkangjitur edhe ROG Phone 6 Pro.

Të dy telefonat e mençur do të prezantohen në tregun Indian në një event virtual i cili do të transmetohet drejpërdrejtë në Youtube.

Asus nuk ka dhënë detaje në lidhje me specifikat e ROG Phone 6, por kompania veçse ka konfirmuar disa nga veçoritë, duke përfshirë edhe Snapdrgaon 8+ Gen 1 Soc, ekran me 165Hz dhe sistem të përmirsuar të ftohjes së telefonit.

Telefoni gjithashtu do të jetë rezistent ndaj spërkatjes nga uji, ndërsa Asus po e reklamon atë si telefoni i parë në botë për IPX4 gaming.

GSM Arena shkruan se duke ju falendëruar TENNA, ata kanë marrë vesh se ROG Phone 6 do të ketë ekran me madhësi prej 6.78 inç, 18GB ram memorie, hapësirë prej 512GB, kamerë kryesore prej 64MP, kamerë selfie prej 12MP dhe bateri me 6,000mAh. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat