Debutojnë telefonat më të ri të Xiaomi – Xiaomi 12S dhe 12S Pro

Mobile

Debutojnë telefonat më të ri të Xiaomi – Xiaomi 12S dhe 12S Pro

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Telefonat Xiaomi 12S dhe 12S Pro kanë sensor prej 1/1.28 inç tek kamerat e tyre kryesore, të cilat mund të konsideroheshin të mëdha nëse nuk do të ishte modeli 12S Ultra, i cili gjithashtu u zbulua sot.

Ky është sensori i njëjtë IMX707 si tek modelet 12 dhe 12 Pro, por që të gjitha modelet e serisë S janë prodhuar në bashkëpunim inxhinierik me Leica.

Por çka do të thotë kjo? Për fillim të tre telefonat kanë lente Leica Summicron dhe mbështetjen për profilet e imazhit Leica.

Përdoruesit mund të zgjedhin ndërmjet “presets” të Pamjes Autentike Leica dhe Pamjes Vibrante Leica.

E para krijon pamjen natyrale për të cilën Leica njihet, dhe e dyta u fut në përdorim nga të dyja Leica dhe Xiaomi, dhe është një përzierje e stilit të dy kompanive.

Një shpjegim shtesë për IMX707, ajo është sensor kamere që ka 50MP me 1.22µm piksel.

Modeli pro ka dy kamera të tjera që të dyja me 50MP – njëra me lente prej 50mm (zmadhim i dyfishtë) dhe tjetra me një lente ultra të gjerë prej 14mm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat