Konfirmohen specifikat kyçe të Nubia Z40S

Mobile

Konfirmohen specifikat kyçe të Nubia Z40S

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 21:34
Nubia Z40S

Marka Nubia do të lansojë në treg me 20 korrik telefonin e saj të ri, dhe GSM Arena shkruan se kanë marrë disa detaje nga ueb-faqja zyrtare e Weibo.

Ngjarja planifikohet që të ndodhë gjatë së mërkurës në ora 14:00 sipas kohës lokale dhe aty do të prezantohet Nubia Z40S Pro.

Pajisja do ta pasojë Nubia S40 Pro e cila u lansua më herët gjatë muajit shkurt dhe e cila kishte të integruar çipin e serisë së fundit Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1.

Image
Nubia Z40S

Dizajni i Z40S Pro është ndryshuar paksa ndërsa këtë ka një ekran të sheshtë dhe një modul të ri-dizajnuar të kamerës kryesore.

Pajisja do të “riciklojë” konfigurimin e kamerës Z40 Pro e cila përfshinë një kamerë prej 64 me sensor primar të Sony IMX787 me një lente ekuivalente prej 35mm dhe OIS, një modul ultra të gjerë me kapacitet prej 50MP e cila dyfishohet si kamerë makro e cila gjithashtu ka OIS dhe një modul periskopi ekuivalent prej 8MP dhe 125mm me zmadhim optik prej 5X.

Pjesa e re e Z40S Pro është një buton i shkurt rrëshqitës i cili automatikisht do të shndërrohet në “modalitetin e fotografisë në rrugë”.

Mbetet të shihet se nëse butoni do të jetë i riaplikueshëm. Ndërsa është konfirmuar se bateria në telefonin e ri do të ketë kapacitet prej 5,000mAh.

Nubia Z40S Pro do të jetë në dispozicion në ngjyrën e zezë dhe të gjelbër, dhe gjithashtu me një model special Ling Cage me theksime të ngjyrës së kuqe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat