Karakteristikat e Motorola Edge 30 Ultra me një kamerë 200MP

Mobile

Karakteristikat e Motorola Edge 30 Ultra me një kamerë 200MP

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:20
Motorola Edge 30 Ultra

Telefoni i parë i mençur i cili do të ketë kamerë me sensor prej 200MP pritet që të jetë Motorola Edge 30 Ultra ose ndryshe Moto X30 Pro, telefon i cili do të prezantohet më vonë gjatë këtij muaji.

Telefoni do të jetë i pajisur me ekran AMOLED të kthyer 6.7 inç me shpejtësi rifreskimi prej 144Hz dhe rezolucion FHD+. Raportohet se Moto X30 Pro do të ketë në dispozicion 12GB ram memorie dhe hapësirë të përgjithshme prej 512GB, raporton PhoneArena.

Pos kamerës me sensor prej 200MP, pjesa e pasme pritet të përfshijë edhe një kamerë me sensor prej 50MP dhe një tjetër me sensor prej 12MP, edhe pse është e mundshme që telefoni në fjalë mos ta ketë të përfshirë opsionin e fotografisë ultra të gjerë.

Bateria thuhet se do të ketë kapacitet prej 4500mAh dhe opsionet e rimbushjes së shpejtë janë me 150W kur rimbushet me tel, dhe 50W kur rimbushet me “wireless”. Nën kapak do ta ketë çipin më të mirë të Qualcomm, Snapdragon 8+ Gen 1.

Kamera me sensor prej 200MP është pa dyshim tipari më i veçuar i pajisjes. Edge 30 Ultra do të jetë telefoni i vetëm i cili do ta ketë sensorin Samsung ISOCELL HP1 200MP.

Duke e fokusuar kamerën, Menaxheri i Përgjithshëm i Lenovo, Chen Jin, e postoi fotografinë e një mostre të Motorola Edge 30 Ultra në llogarinë e tij në Weibo.

Chen Jin vuri në pah se ndarja e pikselave 4:1 e përdorur në këtë pajisje është më e lartë në krahasim me ndarjen e piskelave 9:1 e cila përdoret tek kamera me sensor 108MP në Moto G200, telefoni i cili u lansua në treg më herët.

Performanca, pamja, kamera e shkëlqyeshme: duket se Motorola Edge 30 do të përmbushë pritshmëritë e mëdha që tani kjo pajisje kryesore e Android veçse i ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat