“Rrjedhin” pamjet, ja si mund të duket iPhone 14

Mobile

“Rrjedhin” pamjet, ja si mund të duket iPhone 14

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 08:11
iPhone 14

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se tregon se si do të duket dizajni i iPhone 14, i cili do të ketë një ngjyrë unike, të cilit do t’i ndryshojë nuanca bazuar nga cilin kënd shikohet.

Siç është bërë e ditur më herët, Apple pritet që të prezantojë katër modelet e iPhone 14, kompjuterëve të rinj Mac, iPad dhe Apple Watch.

Në ofertë kësaj radhe nuk do të ketë model Mini, kështu që do të ketë dy modele me ekrane 6.1 dhe 6.7-inç.

Përveç dizajnit të ri, dallimet në performansë dhe kamerën cilësore, iPhone 14 sjell ndryshime që përdoruesve do t’ua lehtësoj edhe më shumë punën.

Prej muajsh, modelet e iPhone 14 Pro janë paralajmëruar në ngjyrë vjollcë.

Apple zakonisht i freskon ngjyrat me lansimin e iPhone, por videoja e publikuar më poshtë që ka “rrjedhur” në opinion, tregon se varianti i ri nuk është çfarë iPhone ka praktikuar më herët.

Image
iPhone 14
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat