Google ndryshon rregullat, nuk mjafton më një 1GB RAM për funksionimin e telefonave të mençur

Mobile

Google ndryshon rregullat, nuk mjafton më një 1GB RAM për funksionimin e telefonave të mençur

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Lajme të reja vijnë nga Google, që dukshëm do të ndryshojë përdorimin e telefonave të lirë dhe të vjetër.

Sot është e zakonshme që në treg ekzistojnë telefona të mençur me sistem operativ Android, që kanë 6, 8 apo më shumë GB RAM memorie dhe që kanë të paktën 64 GB memorie të brendshme për ruajtjen e të dhënave.

Edhe tek disa modele të lira mund të vërehen këto specifika, që përdoruesit i sigurojnë një përdorim pa problem të telefonit të mençur, sa i përket brengës për kërkesat minimale që nevojiten për përdorimin e aplikacioneve të Google.

Në treg ekzistojnë edhe telefona të mençur që kanë specifika më të dobëta, por që shpesh përdoren, e tek disa mund të funksionojnë aplikacionet pa probleme edhe nën 2 GB RAM.

Bëhet fjalë për prodhime të lira që më së shpeshti blihen nga përdoruesit e moshuar dhe fëmijët, që shfrytëzojnë versionin e famshëm të sistemit operativ Android Go.

Google këto ditë ka njoftuar zyrtarisht prezantimin lidhur me përdorimin e GMS-së. Kategoritë e Google Mobile Services, që kryesisht mbështetet në të gjitha aplikacionet e Google që thellë janë të integruara në Android.

GMS mundëson qasje në shumë aplikacione që janë në telefona dhe shfrytëzohen për përdorim ditor, e atyre janë Play Store, Google Search (dhe Google Assistan), Google Maps, Gmail, Chrome, YouTube dhe shumë tjera.

Për përdorimin e këtyre aplikacioneve, Google ka rritur kërkesat minimale për memorien e telefonave të mençur në 2 GB RAM. Me fjalë tjera, të gjitha specifikat që janë më të ulëta nuk mund të përdorin aplikacionet e Google.

Duke filluar nga Android 13, telefonat e mençur do të kenë nevojë për të paktën 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme për të vënë në funksione aplikacionet e Google që janë pjesë e GMS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat