Xiaomi 12T dhe Xiaomi 12T Pro mund të lansohen javën tjetër

Mobile

Xiaomi 12T dhe Xiaomi 12T Pro mund të lansohen javën tjetër

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 10:26
Xiaomi 12T dhe Xiaomi 12T Pro

Xiaomi 12T dhe Xiaomi 12T Pro pritet të lansohen globalisht javën e ardhshme, sipas një informatori.

Një tabletë i paidentifikuar Redmi Pad dhe Redmi Buds 4 Pro gjithashtu pritet të lansohen globalisht në javën e ardhshme.

Informatori ka shpërndarë një imazh të supozuar të një telefoni të serisë Xiaomi 12T dhe të Redmi Pad të paidentifikuar.

Imazhi sugjeron se telefoni i serisë Xiaomi 12T mund të ketë një konfigurim të kamerës mbrapa të trefishtë 200 megapikselë me një blic LED. Smartphone mund të shihet në një opsion me ngjyrë të zezë.

Informatori, Abhishek Yadav ka ndarë përmes Twitter se Xiaomi 12T dhe Xiaomi 12T Pro pritet të debutojnë globalisht javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat