Samsung Galaxy S23 Ultra certifikohet nga 3C për karikues 25W

Mobile

Samsung Galaxy S23 Ultra certifikohet nga 3C për karikues 25W

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 10:25
Samsung Galaxy S23

Seria e Samsung Galaxy S23 është planifikuar që të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe një nga modelet e linjës veçse kaloi nëpër certifikimin 3C në Kinë.

Numri përkatës i modelit SM-S9180 tregon modelin e nivelit më të lartë Galaxy S23 Ultra. Në certifikim, pajisja është renditur për të mbështetur një karikim maksimal prej 25 W (11V @ 2.25A).

Ky është numër më i ulët se ai i Galaxy S22 Ultra, e cila mbështet karikuesin prej 45W, por nëse e kujtojmë – rimbushja e S22 Ultra prej 45W nuk bëri një ndryshim të konsiderueshëm në kohën e karikimit krahasuar me karikimin prej 25W të Galaxy S21 Ultra, raporton GSM Arena.

Testime të tjera zbuluan se S22 Ultra arriti karikimin 45W vetëm për një periudhë shumë të shkurtër kohe, kështu që ndoshta Samsung ka kuptuar se si të mbajë karikimin 25W për më gjatë gjatë ciklit të karikimit të baterisë.

Megjithatë kjo do të thotë që shpejtësia e karikimit do të pëmirësohej ose madje do të mbyllte hendekun midis shifrave të karikimit 45W për S22 Ultra.

Thuhet se S23 Ultra do të ketë dizajn dhe dimensione të njëjta me S22 Ultea, por pritet që kamera të ketë një përmirësim të sensorit prej 200MP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat