Brazili gjobit kompaninë Apple, i kërkon të shesë telefonat me karikues

Mobile

Brazili gjobit kompaninë Apple, i kërkon të shesë telefonat me karikues

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Një gjykatë brazilian e gjobiti të enjten kompaninë Apple Inc me 19 milionë dollarë dhe vendosi që karikuesit e baterive duhet të vijnë me iPhone të rinj që shiten në vend.

Gjykata shtetërore e Sao Paulos vendosi kundër Apple në një padi, të ngritur nga shoqata e huamarrësve, konsumatorëve dhe taksapaguesve, që argumentonte se kompania kryen praktika abuzive duke shitur produktin e saj kryesor pa karikues.

Apple tha se do të apelojë vendimin.

Më parë, firma e teknologjisë argumentoi se praktika kishte për qëllim reduktimin e emetimeve të karbonit.

“Është evidente se, me arsyetimin e ‘iniciativës së gjelbër’, i pandehuri i imponon konsumatorit blerjen e kërkuar të përshtatësve të karikuesit që janë furnizuar më parë së bashku me produktin”, thuhet në vendimin e gjykatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat