Samsung jep detaje për veçoritë kryesore të One UI 5

Mobile

Samsung jep detaje për veçoritë kryesore të One UI 5

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Samsung njoftoi qëndrimin e saj në Android 13 me One UI 5 në konferencën vjetore të saj të Samsung Developer, dhe tani ne i kemi të gjitha detajet për veçoritë më të fundit që do të vijnë tek telefonat Samsung në javët e ardhshme.

Në Këtë konferencë, Samsung konfirmoi se One UI 5 do të jetë i disponueshëm si një përditësim i qëndrueshëm i firmuerit për përdoruesit në javët e ardhshme për flamurët e Galaxy si seritë Galaxy S22, Z Flip4 dhe Z Fold4.

Ajo fillon me një “lock screen” të ridizajnuar i cili tani ju lejon që ta personalizoni sfondin. Një tjetër shtesë kryesore është opsioni i sfondit me video i cili ju lejon juve që të vendosni një video të shkurtër në “lock screen-in” tuaj.

Samsung gjithashtu po sjell edhe sugjerime të reja të mençura për mini-aplikacionet dhe aplikacionet duke ofruar sugjerime të bazuara në modelet tuaja të përdorimit. Veçoria e One UI 5, Routines, përmban opsione të reja të njohjes që ndihmojnë në fillimin e automatizmit, raporton GSM Arena.

Bixby Text Call është përgjigjja e Samsung ndaj telefonatave me Google Screen, dhe ju mundëson juve që të pranoni thirrje përmes mesazheve me tekst në ato periudha që ju nuk pëlqeni që të bisedoni me zë.

Kur ju i përgjigjeni një telefonate me Bixby Text Call, personi në anën tjetër të linjës do të njoftohet dhe ju mund të shkruani atë që ju dëshironi që Bixby ta thotë përderisa aplikacioni në fjalë transkripton atë që po e thotë personi tjetër në kohë reale.

Aplikacioni Bixby Text Call veçse është në dispozicion për përdoruesit e Samsung në Korenë Jugore, përderisa versioni në gjuhën Angleze planifikohet që të lansohet në fillim të vitit 2023/

Samsung Gallery tani ju lejon të nxirrni tekst nga imazhet në fotot tuaja.

Në veçoritë e reja përfshihet edhe menyja e re e pajisjeve të lidhura dhe një qendër e re privatësie me panele të privatësisë dhe sigurisë. Samsung gjithashtu shtoi një njoftim të ri në Share Panel, njoftim ky i cili ju paralajmëron juve kur ju tentoni që të shpërndani fotografi me informata të ndjeshme sikurse pasaporta juaj ose kartela e bankës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat