Përmes një videoje të rrjedhur zbulohet data e lansimit të telefonave të serisë vivo X90

Mobile

Përmes një videoje të rrjedhur zbulohet data e lansimit të telefonave të serisë vivo X90

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Vivo, ka dhënë detaje në lidhje me përmirësimet e kamerës për serinë X90 muajin e kaluar dhe së fundmi prezantoi çipin V2, çip ky i cili së pari do të integrohet në linjën e telefonave X90.

Kompania ende nuk e ka njoftuar datën e lansimit të serisë X90, por një video promo e rrjedhur na tregon se seria X90 do të arrijë më 22 nëntor.

Video e shkurtër gjithashtu përfshin edhe telefonin vivo X90 Pro+, telefon ky të cilin veçse e kemi parë në një foto të rrjedhur dhe një “teaser” zyrtar, raporton GSM Arena.

Megjithatë, ato foto e shfaqnin X90 Pro+ vetëm me ngjyrë të kuqe, ndërsa videoja promovuese e rrjedhur na tregon telefonin e mençur edhe me ngjyrë të zezë.

Një tjetër video përfshin një “screenshot” të një faqeje interneti, e cila zbulon se seria X90 do të jetë e gatshme për porositje paraprake në Kinë duke filluar nga 14 nëntori.

Ajo video gjithashtu na tregon se më 22 nëntor vivo do të prezantoj edhe kufjet e serisë TWS 3.

Në fillim, seria X90 pritet të përbëhet nga tre modele – modeli i thjeshtë, Pro dhe Pro+.

Versioni X90 Pro+ u vu re së fundmi në Geekbench me Android 13, 12 GB RAM dhe ka të ngjarë që ta ketë të integruar çipin Snapdragon 8 Gen 2, çip i cili nuk është prezantuar ende.

Modeli i thjeshtë, vivo X90 pritet që të ketë të integruar çipin Dimensity 9200, ndërsa versioni Pro mund të jetë ai që vivo planifikonte të lansonte si X80 Pro+ në shtator, por që lansimi i atij telefoni u anulua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat