Funksioni i dërgimit të mesazheve me satelit i iPhone 14 lansohet edhe në disa shtete të Evropës

Mobile

Funksioni i dërgimit të mesazheve me satelit i iPhone 14 lansohet edhe në disa shtete të Evropës

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 08:07

Emergjenca SOS nëpërmjet satelitit, një veçori e re sigurie e prezantuar me iPhone 14 që lejon përdoruesit të kontaktojnë shërbimet e urgjencës kur nuk kanë sinjal të rregullt celular ose Wi-Fi, tashmë është i disponueshëm në vende të zgjedhura evropiane.

Funksionu lansua në SHBA dhe Kanada muajin e kaluar, por që nga sot është i disponueshëm në Francë, Gjermani, Irlandë dhe Mbretëri të Bashkuar.

Funksioni synon të ndihmojë pronarët e iPhone në situata urgjente duke i lejuar ata të dërgojnë mesazhe (por jo të bëjnë telefonata tradicionale) te shërbimet e urgjencës nëse lidhja celulare ose Wi-Fi nuk është një opsion.

Pasi të provoni dhe të dështoni të telefononi shërbimet e urgjencës në mënyrën tradicionale, iPhone 14 do t’ju kërkojë të “Raportoni Urgjencën” dhe do t’ju paraqesë një pyetësor për të mbledhur informacione për situatën tuaj.

Përgjigjet e pyetësorit do të dërgohen së bashku me vendndodhjen, lartësinë, nivelin e baterisë së iPhone-it dhe ID-në tuaj mjekësore (nëse e keni të disponueshme). Ekziston gjithashtu mundësia e njoftimit të kontakteve tuaja të urgjencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat