Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola

Mobile

Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola

Më: 28 janar 2023 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Një smartphone i markës Coca-Cola pritet të shfaqet shumë shpejt në treg.

Është një pajisje që mund të përfshihet në listën e “telefonave të papritur”, sepse Coca-Cola po përgatitet të zbatojë një partneritet të ri me një prodhues ekzistues, pra një markë, raporton gsmarena.

Renderimi i celularit Coca-Cola u përhap shpejt në rrjetet sociale, pajisja është me ngjyrë të kuqe dhe përmban logon e kompanisë prapa telefonit, si dhe dy kamera dhe një blic LED.

Spekulohet se është në të vërtetë një pajisje e riemërtuar nga seria Realme 10, ose më saktë, modeli bazë Realme 10.

Gjithashtu, thuhet se ky model do të shfaqet së shpejti në Indi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat