Prezantohet telefoni i mençur OnePlus 11 Concept me teknologjinë Active CryoFlux

Mobile

Prezantohet telefoni i mençur OnePlus 11 Concept me teknologjinë Active CryoFlux

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Kompania OnePlus në panairin Mobile World Congress të mbajtur në Barcelonë, ka prezantuar telefonin e mençur OnePlus 11 Concept, që e kishte paralajmëruar javë më parë.

Fjala është për pajisjen që nuk është e dedikuar për masën, por që është dizajnuar për të demonstruar zgjidhjen për ftohje Active CryoFlux që e zhvilloi kompania OnePlus.

Në zemër të sistemit mikro-pompa e qeramikës, siguron rrjedhje të vazhdueshme përmes gypave. Mikro-pompa merr më pak hapësirë se 0.2 cm2 në pajisje. E lëngu kalon nëpër gypa që absorbojnë nxehtësinë e procesorit që e lëshon dhe ngadalë e rikthen në pompë.

OnePlus pretendon që sistemi Active Cryoflux, do të mund të zvogëlojë temperaturën për 2.1 gradë celsius, që janë të mjaftueshme për 3 deri në 4 fps në lojë.

Gjatë mbushjes, temperatura mund të bie deri në 1.6, e më këtë zvogëlohet edhe koha e mbushjes.

Karakteristikat e tjera janë kryesisht kozmetike. OnePlus ka përdorur xhamin e lakuar për panel, që i mundëson sistemi Active Cryoflux, e që pjesërisht është i ndriçuar.

Hapësira rreth kamerës është gjithashtu e ndriçuar. Por a do ta ketë këtë teknologji ndonjëherë ky telefon që do të plasohet në treg, është e vështirë të thuhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat