Samsung Galaxy Z Fold5 do të përdorë të njëjtën kamerë kryesore si telefoni paraardhës i tij

Mobile

Samsung Galaxy Z Fold5 do të përdorë të njëjtën kamerë kryesore si telefoni paraardhës i tij

Më: 12 mars 2023 Në ora: 12:42
Samsung Galaxy Z Fold5

Samsung Galaxy Z Fold5 thuhet se do të vijë me një dizajn të ri për të fshehur shenjat e ekranit të palosshëm.

Sidoqoftë, nuk do të vijë me një kamerë të re kryesore dhe do të vazhdojë të përdorë të njëjtën kamerë ISOCELL GN3 50 MP që ndodhet në Galaxy Z Fold4 të vitit të kaluar.

Këto thashetheme vijnë nga informatori i besueshëm Ice Universe, i cili tha se në telefonin Galaxy Fold5, Samsung do ta përdorë kamerën me njësinë GN3 në vend të asaj ISOCELL HP2 200MP e cila është e vendosur tek telefoni Galaxu S23 Ultra, kjo për shkak se “është e pamundur që HP2 të përdoret tek Fold5”.

Në fakt, informatori nuk zbulon pse ka ndodhur kjo, kështu që mbetet e paqartë nëse kjo është për shkak të kufizimeve të kostos, kufizimeve të dizajnit ose diçka tjetër.

Në çdo rast, mund të lexoni rishikimin e detajuar të Samsung Galaxy Z Fold4 për të marrë një ide se çfarë të prisni nga ISOCELL GN3 50 MP në Fold5.

Nga GSM Arena shkruajnë se shpresojnë që Samsung do të arrijë të sigurojë një përvojë më të mirë të kamerës në Fold5 përmes disa optimizimeve të softuerit, pavarësisht se përdor të njëjtin sensor si Fold4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat