iPhone 15 Pro Max do të thyejë një rekord me një specifikë pas lansimit

Mobile

iPhone 15 Pro Max do të thyejë një rekord me një specifikë pas lansimit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:51
iPhone 15 Pro Max

iPhone 15 Pro Max do të ketë kornizat më të holla se çdo smartphone tjetër, duke thyer rekordin që mbahet aktualisht nga Xiaomi 13. Kjo sipas “Ice Universe” që ka zbuluar informacione të sakta për planet e Apple në të kaluarën.

Të dy modelet e iPhone 15 Pro pritet të kenë korniza më të hollë dhe të lakuar në krahasim me iPhone 14 Pro, duke rezultuar në një paraqitje të ngjashme me Apple Watch, por nëse informacioni është i saktë, modeli më i madh 6.7 inç do të ketë kornizat më minimale

Në një postim në Twitter, Ice Universe tha se modeli iPhone 15 Pro Max do të “thyejë rekordin” e kornizave 1.81 mm që e mban Xiaomi 13, kur modeli i ardhshëm i Apple të vijë me një gjerësi të kornizës së zezë të telefonit prej vetëm 1.55 mm.

Për krahasim, Ice Universe thotë se kornizat në iPhone 14 Pro janë 2.17 mm derisa në Samsung Galaxy UItra S23 1.95 mm.

Megjithatë korniza lartë e zezë e Xiaomit thuhet të jetë 1.61 mm.Megjithatë kornizat në modelin iPhone 15 Pro Max thuhet se do të jenë edhe më të hollë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat