Në internet rrjedhin specifikat dhe fotot e HTC U23 Pro 5G

Mobile

Në internet rrjedhin specifikat dhe fotot e HTC U23 Pro 5G

Më: 7 maj 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Një pajisje misterioze HTC është shfaqur në internet me një mori të tërë fotografish dhe disa informacione harduerike. Përmendet treshja e mëposhtme e numrave të modelit – 2QC9200, 2QC9100 dhe 2QCB100, si dhe një emër i mundshëm për pajisjen – HTC U23 Pro 5G.

Disa nga pikat kryesore të specifikave përfshijnë një ekran AMOLED, një çip Snapdragon 7 Gen 1, 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse.

Telefoni thuhet gjithashtu se ka një kamerë kryesore 108 MP me OIS dhe gjithsej katër kamera në anën e pasme. Fuqizohet nga një bateri 4600mAh me karikim me valë dhe duket se Android 13 do të jetë i integruar si sistem operativ, raporton GSM Arena.

Në listën e specifikave ndodhet edhe një vrimë audio me madhësi prej 3.5 milimetrave, e vendosur në kornizën e sipërme të telefonit.

Burimi gjithashtu përmend se pjesa e pasme dhe korniza e mesme e pajisjes janë bërë prej plastike. Mund të shohim gjithashtu një foto të butonit të ndezjes së telefonit, i cili funksionon edhe si skaner i gjurmëve të gishtërinjve.

Duke u bazuar në informatat e shumta, kjo duket të jetë një njësi inxhinierike e cila është në faza të hershme të zhvillimit, kështu që çdo gjë në lidhje me çmimin ose disponueshmërinë e saj do të ishte spekulim i pastër në këtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat