Vodafone njofton se do t’i largojë 11 mijë punëtorë nga puna

Mobile

Vodafone njofton se do t’i largojë 11 mijë punëtorë nga puna

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:39
Vodafone

Vodafone ka njoftuar një program masiv të humbjeve të vendeve të punës, që do të ndikojë në operacionet e saj në Mbretërinë e Bashkuar, në një përpjekje për të rikuperuar performancën e saj financiare.

Shefja e re ekzekutive e kompanisë, Margherita Della Valle, tha se firma e telekomit ishte bërë jokonkurruese dhe 11,000 njerwz do të duhet të largohen nga puna.

Della Valle u emërua përgjithmonë CEO muajin e kaluar, pasi paraardhësi i saj Nick Read u rrëzua në fund të vitit të kaluar, shkruan Skynews.

“Performanca jonë nuk ka qenë mjaft e mirë. Prioritetet e mia janë klientët, thjeshtësia dhe rritja. Ne do të thjeshtojmë organizatën tonë, duke shkurtuar kompleksitetin për të rifituar konkurrencën tonë”.

Vodafone raportoi një rënie prej 1.3% në të ardhurat vjetore në 16 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat