Nothing Phone 2 do të ketë bateri me kapacitet prej 4,700mAh

Mobile

Nothing Phone 2 do të ketë bateri me kapacitet prej 4,700mAh

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:00
Nothing Phone 2

Lansimi global i Nothing Phone 2 do të bëhet gjatë korrikut, konfirmoi bashkë-themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nothing, Carl Pei në një intervistë për media të enjten. Është konfirmuar gjithashtu se ka një bateri pak më të madhe se ajo me 4,500mAh në Nothing Phone 1.

Ish-themeluesi i OnePlus zbuloi më herët se Nothing Phone 2 do të fuqizohet nga Snapdragon 8+ Gen 1 SoC. Ndryshe nga Phone 1, telefoni i gjeneratës së dytë do të arrijë në SHBA njëkohësisht me pjesën tjetër të botës.

Oferta e re nga marka e Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë identike në dizajn me Nothing Phone 1 origjinal, shkruan gadgets360.

Në një intervistë me Forbes, Carl Pei zbuloi se telefoni i mençur i ardhshëm i Nothing, Phone 2, do të lansohet në korrik. Ai gjithashtu konfirmoi se telefoni do të ketë një bateri me kapacitet prej 4,700mAh, një rritje prej 200mAh krahasuar me njësinë 4,500mAh në Nothing Phone 1.

Telefoni i gjeneratës së dytë Nothing është konfirmuar gjithashtu se do të dal në tregun amerikan së bashku me lansimin global. Nothing Phone 1 nuk u lansua në SHBA, por blerësve amerikanë iu dha një shans për të testuar celularin përmes një programi të veçantë beta.

Ata duhej të paguanin 299 dollarë për të marrë pjesë në program dhe do të kishin qasje në një version të zi të Nothing Phone 1 me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse.

Më parë, Pei konfirmoi se Nothing Phone 2 do të ketë të integruar një çip Snapdragon 8+ Gen 1 SoC. Në krahasim, Nothing Phone 1 funksionon me një SoC me tetë bërthama të rangut të mesëm Qualcomm Snapdragon 778G+. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat