Telefoni i mençur Vivo V29e arrin në tregun global

Mobile

Telefoni i mençur Vivo V29e arrin në tregun global

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Në gusht të këtij viti, Vivo prezantoi në Indi telefonin e mençur V29e, që tani është i qasshëm edhe në tregun ndërkombëtarë dhe atë me ndryshime të mëdha.

Modelin për Indi e vë në funksion procesori 695 Snapdragon dhe ka kamerë prej 64 MP, por Vivo tani ka prezantuar versionin e rij për tregun ndërkombëtar, që sjell ndryshime të mëdha në dizajn dhe specifikacione.

Për fillim, Vivo V29e “ndërkombëtar” posedon ekran 6,67-inç AMOLED. Ky ekran nuk mbështet 1,5 miliardë ngjyra dhe HDR10+.

Dallimi është në bateri. Versioni indian i telefonit të mençur është se ka bateri me kapacitet prej 5.000 mAh, derisa modeli global 4,800. Megjithatë, që të versionet i mbështet mbushësi prej 44 W.

Ka dallime edhe në segmentin e kamerës. Të dy versionet posedojnë nga tri kamera, ajo kryesorja është 64 MP. Por hapja e “blendës” të kamerës kryesore është pak me ndryshe.

V29e global ka nuk ka kartelë microSD, por posedon certifikatën IP54. Në procesorin e tij Snapdragon 695 është Kryo 650 Silver me 1,8 GHz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat