Iphone 16 nuk do të përmbajë Touch ID

Mobile

Iphone 16 nuk do të përmbajë Touch ID

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:08
Iphone 16

Linja e re e Iphone 16 nuk parasheh teknologjinë e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve “Touch ID”.

Ky informacion vjen nga ueb-faqja e specializuar për teknologji Weibo.

Në një postim ata shpjeguan se Apple nuk e ka në plan të përfshijë më Touch ID si metodë për skanimin e gjurmëve të gishtave.

Mediat raportuan se ky përjashtim do të vlejë edhe për linjën e re të Iphone 16.

Apple po punon për teknologjinë e gjurmëve të gishtërinjve nën ekran, që mund të debutojë në vitin 2026, në të njëjtën kohë që kompania po planifikon që të zhvendosë edhe Face ID nën ekranin e pajisjes.

Ndryshe, Apple po punon edhe në projektimin e çipave të ri për iPhone 16 dhe iPhone 16 plus, të cilët do të ndihmojnë në uljen e kostos së prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat