Shitjet e telefonave më në fund po rriten, pas dy vitesh

Mobile

Shitjet e telefonave më në fund po rriten, pas dy vitesh

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Në tetor, shitjet e telefonave të mençur në nivel global u rritën me pesë për qind, për herë të parë në 27 muaj.

“Udhëheqësit e rritjes janë tregjet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe fillimi i sezonit të festave në Indi”, thuhet në njoftimin e raportuar nga CNBC.

Apple iPhone 15 u shfaq në treg në fund të shtatorit dhe efektet e para të shitjeve u ndjenë në tetor.

Tregjet më të zhvilluara, ku ka ‘ngopje’ në shitjen e telefonave të mençur, shënojnë një rikuperim më të ngadaltë.

Bazuar në këto rezultate, pritet që tregu global i smartfonëve të rritet në tremujorin e katërt të 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat