Dalin imazhet e para që tregojnë se si do të duket iPhone 16

Mobile

Dalin imazhet e para që tregojnë se si do të duket iPhone 16

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:23
iPhone 16

Shtatorin e kaluar Apple prezantoi modelet e reja të iPhone 15, të cilat kanë filluar dhe gradualisht po arrijnë në duart e përdoruesve.

Pasi kanë kaluar disa javë nga lancimi dhe prezantimi i sivjetshëm i produkteve, inxhinierët e gjigantit teknologjik duket se po punojnë intensivisht për modelet e reja, pra iPhone 16.

Sipas MacRumors, një faqe e besueshme teknologjike, modelet e reja të iPhone 16 a do të mbajnë emrin ‘DeLorean’. Madje, janë publikuar foto se si do të duken. Duhet të theksohet se fotot kanë të bëjnë me modelet e thjeshta, dhe jo iPhone 16 Pro apo Ultra.

Ndryshimi vizual më i rëndësishëm në këtë model gjendet tek gunga e kamerës, që është katrori i njohur me qoshe të rrumbullakosura me të cilin jemi mësuar, por edhe thjerrëzat janë nën një gotë të vetme në formë “pilule”, si tek iPhone i vjetër. X.

Dallime gjenden edhe në tastet anësore. Do të kemi më shumë interes dhe më shumë ndryshime për pjesën tjetër të iPhone 16, përkatësisht versionet Pro, Plus dhe Ultra, megjithatë nuk ka asnjë njoftim zyrtar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat