Seria S24 pritet me një veçori me AI për fshirjen e subjekteve të padëshiruara në një video të caktuar

Mobile

Seria S24 pritet me një veçori me AI për fshirjen e subjekteve të padëshiruara në një video të caktuar

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Seria S24 e Samsung Galaxy pritet të lansohet brenda disa javësh, dhe në ndërkohë në internet kanë qarkulluar disa prej veçorive të serisë me Inteligjencë Artificiale.

Modelet Galaxy S24, S24+ dhe Galaxy S24 Ultra raportohet se do të vijnë me disa përmirësime të kamerave të bazuara në Inteligjencën Artificiale si pjesë e sistemit One UI 6.1. Këto veçori do të përfshijnë një funksion të ri me AI për të fshirë subjektetet e padëshiruara në video.

Telefonat e serisë S24 thuhet se do të vijnë gjithashtu edhe me një chatbot me Inteligjencë Artificiale.

Modeli më premium i serisë Galaxy S24 Ultra pritet të ofrojë një modalitet të përmirësuar të natës për kamerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat