ZTE Nubia Z60 Ultra, telefoni i ri që thuhet ta ketë zili edhe Apple

Mobile

ZTE Nubia Z60 Ultra, telefoni i ri që thuhet ta ketë zili edhe Apple

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 10:54
Kamera e tij vjen me një rezolucion prej 12 MP

Kompania lidere në fushën e teknologjisë së kamerave nën ekran, ZTE, ka zbuluar detaje rreth modelit të ri të telefonit Nubia Z60 Ultra.

Ky model thuhet se shpërfaq magjinë e telefonave inteligjentë, duke ofruar një veçori të re e cila pritet të jetë një kamerë nën ekran, gjë që duket të jetë e pamundur për telefonat iPhone të Apple deri në vitin 2027.

Nubia Z60 Ultra përmban një procesor të fuqishëm Snapdragon, dhe është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Kamera e tij vjen me një rezolucion prej 12 MP, të vendosur nën ekranin AMOLED.

Nuk mungon as fuqia e performancës së tij e cila mbështetet te procesori Qualcomm, 16 GB RAM, dhe 1 TB hapësirë ruajtëse me teknologjinë e shpejtë UFS 4.0.

E gjithë kjo mundësohet nga bateria 6000 mAh, me mbështetje për karikim të shpejtë 80 W, ndërsa në pjesën e pasme ka një sistem kamerash me sensor 50 MP IMX800.

Ky model i ri vjen në tri ngjyra, të zezë, gri, dhe argjend, dhe punon nën sistemin e fundit operativ, Android 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat