Zbulohen specifikat e kamerës së modelit S24 Ultra

Mobile

Zbulohen specifikat e kamerës së modelit S24 Ultra

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 23:11

Samsung Galaxy S24 Ultra do të mund të pajiset me një kamerë telefoto të përmirësuar, sipas detajeve të raportuara nga mediet e huaja.

Seria S24 e Samsung Galaxy, bashkë me modelin Ultra, pritet të lansohen në mes të muajit janar.

Siç raportohet, modeli premium S24 Ultra pritet të pajiset me një kamerë telefoto të përmirësuar që ofron zmadhim optik deri në 5x.

Muaj më parë, Apple prezantoi modelin 15 Pro Max, që kishte i pajisur me një kapacitet kamere me zmadhim optic 5x, përmes një lente tetraprism telefoto.

Siç raportohet, Galaxy S24 Ultra do të pajisjet gjithashtu me një kamerë 50 megapikselë që mund të kap imazhe, me një rezolucion prej 6,120×8,160 pikselë, ndërsa madhësia e skedarit të imazhit të kapur është 20.76MB.

Duhet të theksohet se një numri më i lartë megapiksel nuk përkthehet automatikisht në cilësi më të mirë të imazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat