Nothing, ka planifikuar të prezantojë një telefon të ri në fillim të vitit 2024, gjatë Kongresit Botëror të Telefonave në Barcelonë.
Telefoni i ri Nothing Phone (2a), do t’i përkasë gamës së mesme të pajisjeve në Bashkimin Evropian, dhe do të kushtojë më pak se 400 euro.
Klientët do të kenë mundësi të zgjedhin midis dy ngjyrave, të bardhë dhe të zezë.
Modeli bazë do të ketë 8 GB RAM, dhe 128 GB memorie të brendshme, por në ofertë do të jenë edhe një model me 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.
Çmimi i versionit me specifika më të mira, nuk dihet ende.
Telefoni i ri Nothing, do të ketë një ekran AMOLED 6,7 inç me rezolucion 1084 x 2412 pixel, dhe frekuencë 120 Hz që do të mundësohet nga procesori Dimensity 7200.
Gjithashtu, do të përmbajë edhe një kamerë kryesore 50 MP, një tjetër ultra të gjerë 50 MP në pjesën e pasme, dhe një kamerë 32 MP në pjesën e përparme.