Vivo prezanton modelin e ri të serisë së telefonave V30

Mobile

Vivo prezanton modelin e ri të serisë së telefonave V30

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Kompania Vivo së fundmi ka prezantuar telefonin e parë nga seria V30.

Bëhet fjalë për modelin V30 Lite, i cili u bë modeli i parë me numër çift, pasi më herët janë prezantuar të tjerë me emërtimet V29, V27, dhe V25.

Vivo V30 Lite, funksionon me procesorin Snapdragon 695 të Qualcomm, me 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Pajisja përdor sistemin operativ FuntouchOS 13, dhe ka një ekran 6,67 inç FullHD + E4 AMOLED me një shpejtësi prej 120 Hz, dhe ndriçim maksimal prej 1,150 nits.

V30 Lite fuqizohet nga bateria 4,800 mAh, e cila mbështet karikimin prej 44 W.

Kjo seri e re është e pajisur me katër kamera, ajo kryesore me 64 MP, një sensor ultra të gjerë 8 MP, një sensor thellësie 2 MP, dhe një kamerë në pjesën e përparme 50 MP.

Në ekran ka të integruar sensorin e gjurmëve të gishtërinjve, dhe mbështet rrjetin NFC DHE 5G.

Modeli i ri peshon 190 gram, dhe vjen në dy ngjyra, Black Forest dhe Rose Gold.

Çmimi i saktë i tij nuk dihet ende, por thuhet të jetë rreth 480 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat