Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Mobile

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Komisioni Evropian në kumtesën e sotme ka rikujtuar se nga viti 2024 të gjithë telefonat, tabletët dhe foto-aparatet në BE duhet të kenë të njëjtin mbushës.

USB-C, i njohur si porti USB Type-C do të jetë standard, që do të thotë se prodhuesit duhet t’i prodhojnë produktet e tyre me kërkesat e reja të BE-së.

Ky vendim ishte marrë një vit më parë, kurse nga BE-ja së fundmi kanë njoftuar se me këtë veprim obligohen të gjithë prodhuesit të kenë një mbushës.

“Pritjes po i vjen fundi. Nga viti 2024, USB-C do të jetë standard për të gjithë pajisjet elektronike në BE. Nga ky moment më nuk do të dëgjojmë, ‘më falni, nuk e kemi këtë lloj të kabllos”, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Rregullat e reja kanë për qëllim zvogëlimin e nevojës për blerje të mbushësve të ndryshëm për çdo pajisje, që do të kursej para, kohë dhe do të kontribuoj në zvogëlimin e mbetjeve elektronike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat