Si mund ta kontrolloni shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj?

Mobile

Si mund ta kontrolloni shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj?

Më: 16 janar 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Përdoruesit e telefonave inteligjentë të brendit Apple mund ta dinë se si qëndron shëndeti i baterisë së iPhone-it të tyre me hapa shumë të thjeshtë.

Çështja e baterisë mbetet si më e rëndësishmja për përdoruesit që posedojnë telefona inteligjentë, kjo pasi zëvendësimi i baterive vjen me kosto.

Megjithatë, në rast se dyshoni për probleme me jetëgjatësinë e baterisë në iPhone-in tuaj ju mund ta kontrolloni shumë lehtë këtë për shkak të kapacitetit softuerik që ofron sistemi iOS.

Për momentin telefonat Android nuk e kanë këtë opsion.

Në rast se blini telefon të ri çdo vit apo pas dy vjetësh, çështja e baterisë nuk do të jetë problem për ju.

Por si mund ta kontrolloni shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj, ja hapat që duhet të ndiqni. Për ta kontrolluar shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj hapni fillimisht aplikacionin e ‘Settings’, pastaj shkoni tek opsioni ‘Battery’, pasi të keni prekur këtë buton shkoni tek funksioni tjetër “Battery Health & Charging”; pasi të keni ndjekur këto hapa, kapaciteti aktual i baterisë tuaj do t’ju shfaqet në krye të dritares së re.

Për demonstrim më të lehtë, shikoni imazhin e mëposhtëm.

Image
Demonstrim
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat