iPhone 16 do të ketë një buton të dedikuar të kamerës

Mobile

iPhone 16 do të ketë një buton të dedikuar të kamerës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:56
Spekulimet për një buton të ri kamere kanë qarkulluar që prej muajit Shtator raportuar fillimisht nga MacRumors.

Një raport i ri, kësaj here nga The Information, pretendon se Apple është duke testuar një buton të ri dedikuar kamerës për iPhone 16.

Sipas burimeve të mediat, butoni do të vendoset në anën e djathtë poshtë, nën gishtin tuaj tregues kur realizoni foto ose video në modalitetin peizazh.

Spekulimet për një buton të ri kamere kanë qarkulluar që prej muajit Shtator raportuar fillimisht nga MacRumors.

The Information thotë se do të jetë një buton mekanik, sikur të ishte një buton tradicional, por me funksionalitete shtesë kapacitore dhe është i ndjeshëm ndaj prekjes dhe presioni.

Mund të përdoret për të menaxhuar zmadhimin e kamerës ose për tu fokusuar në një subjekt të caktuar. The Information dhe MacRumors raportojnë që të dy se butoni është në testim për tu përfshirë tek mbarë linja iPhone 16.

Vitin e kaluar iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max debutuan së bashku me një buton të ri mekanik quajtur Action Buton i cili zëvendësoi butonin tradicional të çaktivizimit të audios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat