Këta janë telefonat më të shitur të të gjitha kohërave – në vend të parë është ai, prodhimi i të cilit u ndalua në vitin 2009

Mobile

Këta janë telefonat më të shitur të të gjitha kohërave – në vend të parë është ai, prodhimi i të cilit u ndalua në vitin 2009

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Visual Capitalist ka publikuar një grafik interesant, ku ka renditur telefonat më të shitur deri sot, duke përdorur statistika nga uebfaqe të ndryshme.

Është interesante se prodhimi i të gjitha modeleve të përfshira në listë është ndërprerë, ndërsa modelet e prezantuara pas vitit 2021 ende nuk kanë hyrë në top 15-she.

Lista kryesohet nga telefoni më i shitur i të gjitha kohërave, Nokia 1100, i cili para se të ndalonte prodhimin në vitin 2009 ka shitur 250 milionë njësi.

Ndërsa kur bëhet fjalë për prodhimet e kohëve moderne, dominojnë gjigantët Apple dhe Samsung.

Vendin e tretë e zënë iPhone 6 dhe 6 plus të cilët janë ende telefonat inteligjentë më të shitur nga Apple.

1.Nokia 1100 – 250 milionë

2.Nokia 1110 – 248 milionë

3.iPhone 6/6 Plus – 222 milionë

4.Nokia 105 Series – 200 milionë

5.iPhone 6S/6S Plus – 174 milionë

6.iPhone 5S –  165 milionë

7.Nokia 3210 – 161 milionë

8.iPhone 7/7 Plus – 160 milionë

9.iPhone 11/11 Pro/11 Pro Max – 159 milionë

10.iPhone XR/XS/XS Max – 151 milionë

Listën e plotë mund ta gjeni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat