Smartphone-i i tretë i shumëpritur i Nothing, Nothing Phone 2a do të lansohet së shpejti, sipas raportimeve të huaja.
Bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i marketingut, Akis Evangelidis siguroi që Phone (2a) është një “përmirësim i qartë në krahasim me Phone (1) në çdo front”.
Telefoni pritet të ketë një ekran OLED 120Hz, 6.7 inç.
Modeli pritet të vijë me hapësirë ruajtjeje duke filluar prej 128 GB dhe 8GB RAM shpejtësi manovrimi dhe 256 GB me 12 GB RAM.
Mund të lansohet me dy ngjyra me të bardhë dhe të zezë.